Kur humbja merret me sportivitet! Numëruesi i PD shkrin së qeshuri kolegët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.05.2025, 12:29

Procesi i numërimit të votave po shkon drejt fundit dhe lodhja, kaosi e tensioni duken lehtësisht në fytyrat e numëruesve dhe vëzhguesve nëpër KZAZ.

Por një numërues i Partisë Demokratike duket se e ka marrë me sportivitet humbjen të partisë së tij dhe ka dhuruar disa momente gazmore për kolegët që kanë orë të tëra në punë.

Teksa numëronte votat në KZAZ e shkollës "Vasil Shanto", ai filloi të bërtasë me zë të lartë emrat e partive, duke sjellë një moment argëtues për të gjithë të pranishmit. Ndërsa momenti kulminant erdhi teksa numëronte votat për Partinë Socialiste, ai nisi të thërrasë me zë të lartë emrin e Erion Braçes, i cili ndodhej aty si vëzhgues dhe nisi të qeshte dhe ta filmonte.

Reagimi i tij jo i zakontë por simpatik, u prit me buzëqeshje e duartrokitje nga kolegët dhe vëzhguesit në sallë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit