Shqipëria në finalen e Eurovision, serbët reagojnë: Na provokuan me shqiponjën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.05.2025, 11:34

Shqipëria është kualifikuar për në finalen e madhe të Eurovision 2025, pas një performance të fuqishme në natën e parë gjysmëfinale të mbajtur në Bazel, Zvicër.

Kënga “Zjerm” nga grupi Shkodra Elektronike u rendit mes 10 shteteve fituese të mbrëmjes. Performanca e Shqipërisë u dallua për elementët autentikë të trashëgimisë kulturore, me skenografinë dhe simbolet kombëtare shqiptare, ndërthurur me tinguj elektronikë të stilit unik të grupit.

Pas kualifikimit për në finale, anëtarët e Shkodra Elektronike bënë gjestin e shqiponjës me duar, një simbol që lidhet me identitetin tonë kombëtar. Por ky veprim u interpretua si provokues nga mediat serbe, të cilat raportuan se ai ishte “një gjest i qëllimshëm për të provokuar serbët”.

"Gruaja shqiptare thyen rregullat dhe provokon: Ajo bën shqiponjën me dy koka në Eurovision. Përfaqësuesja shqiptare bëri një veprim të turpshëm në prapaskenë pasi u njoftua se kishte kaluar në finale".

Megjithatë, pavarësisht kritikave, grupi ka fituar një bazë të gjerë fansash edhe në Serbi dhe në rajon, falë muzikës së tyre të veçantë dhe mesazheve unifikuese përmes artit.

Kualifikimi në finale është një tjetër hap i rëndësishëm për Shqipërinë në Eurovision, ndërsa rikujtojmë se finalja e Eurovision 2025 do të mbahet më 17 maj dhe Shqipëria do të garojë mes 26 vendeve për trofeun evropian.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit