Numëruesit e votave prej 36 orësh pa bukë, kandidati: Po ju sjell nga 2 byrekë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.05.2025, 10:30

Që prej të dielës në mbrëmje, në vendin tonë ka nisur numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare dhe në rang vendi numri total i KZAZ-ve është 93.

Në shumë qarqe ky proces ka përfunduar për votat e partive, ndërsa tani vijon ai për kandidatët.

Por me kalimin e ditëve dhe orëve të tejzgjatura në punë, numëruesit e votave po shfaqin shenja lodhje, jo vetëm nga puna dhe rezultati, por edhe nga mosushqyerja.

JOQ ALBANIA ka siguruar bisedat e anëtarëve të kryesisë në Elbasan, ku numëruesit e votave dhe vëzhguesit në KZAZ 51 ankohen se kanë 36 orë në punë, pa bukë e ujë, ndërsa disa disa kolegë u kanë sjellë vetëm molto.

Pas këtyre ankesave dhe gjendjes së rënduar për shkak të lodhjes dhe mosngrënies, numëruesve u kanë sjellë si lëmoshë një koli me ujë dhe 20 molto ndërsa kandidati për deputet, Aurel Bylykbashi, në përpjekje për të zbutur situatën është vetëofruar t’u blejë nga dy byrekë secilit prej tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit