Mazniku: Patronazhistët na dhanë 10 mandate në Elbasan

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 14.05.2025, 09:31

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Qarkun e Elbasanit, Arbjan Mazniku, deklaroi se për herë të parë, Partia Socialiste ka arritur të sigurojë 10 mandate në këtë qark, ndërsa Partia Demokratike është reduktuar në vetëm 4.

Ai foli për sistemin e patronazhimit, një praktikë që ka ngjallur debat ndër vite, duke e cilësuar si një mekanizëm standard për çdo forcë politike moderne në botë.

“Ne kemi të dhëna në terren, kemi fokus grupe, vlerësojmë perceptimin e njerëzve për ne, si e vlerësojnë programin politik, numrin e takimeve, angazhimin, atë që tentohet të quhet me emër të keq patronazhimi.

Por që në thelb është procedurë standarde e çdo force politike profesionale në botë, amerikanët e quajnë canvassing dhe është një formë e tentativës për të njohur votuesit e tu, anëtarët e tu dhe sigurisht një nga mekanizmat sondazhet.

Por nuk janë vetëm sondazhet, por një seri të dhënash që përdoren nga të gjitha forcat politike për të kuptuar në mënyrë profesionale bazën e qytetarëve.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit