Celulari i Evis Berberit zbërthen aferën: SPAK merr të pandehur edhe drejtorin e KESH, Erald Elezi

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 14.05.2025, 09:22

SPAK ka marrë të pandehur Erald Elezin, administratorin e Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), nën akuzën për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Të njëjtat akuza rëndojnë edhe mbi kreun e ARRSH-së, Gentian Gyli.

Burime nga hetimi bëjnë me dije për mediat se provat ndaj Elezit janë siguruar nga analiza e celularit të sekuestruar të ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, i cili ndodhet tashmë nën hetim.

SPAK ka zgjeruar hetimin pasuror ndaj 25 të dyshuarve – 22 individë dhe 3 subjekte private – duke përfshirë dhe procedura të dyshuara për abuzim me fondet e eficiencës së energjisë, të financuara nga Bashkimi Europian.

Hetimet janë ende në zhvillim dhe përfshijnë një tjetër fraksion që lidhet me zyrtarë të lartë të administratës. Në kohën e kryerjes së veprës penale, si Gyli edhe Elezi ishin pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), në varësi direkte të Evis Berberit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit