Tërmeti me magnitudë 6.1 ‘shkund’ Kretën, alarm për cunami

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.05.2025, 09:11

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter ka goditur në orët e para të mëngjesit ishullin e Kretës, ka njoftuar Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës.

Epiqendra u regjistrua 19 kilometra në jug të ishullit, në një thellësi prej 64.4 kilometrash. Megjithë fuqinë e lartë, autoritetet konfirmojnë se nuk ka pasur dëme serioze apo të lënduar. Dridhjet janë ndjerë në një zonë të gjerë, përfshirë Turqinë jugperëndimore, Izraelin dhe disa pjesë të Egjiptit.

Shërbimet emergjente greke aktivizuan sistemin e alarmit 112, duke lëshuar një paralajmërim paraprak për cunami. Banorët u këshilluan të largohen nga zonat bregdetare për arsye sigurie.

Sipas sizmologut Efthymis Lekkas, tërmeti duket të ketë qenë një ngjarje e vetme, pa parashenja dhe pa një seri pasgoditjesh të dukshme.

“Nuk ka asnjë aktivitet paralajmërues dhe as një seri të konsiderueshme pasgoditjesh. Ky lloj tërmeti është tipik për raste të izoluara,” – deklaroi Lekkas për televizionin shtetëror ERT.

Ai gjithashtu hodhi poshtë çdo lidhje mes këtij tërmeti dhe aktivitetit sizmik të fundit në ishullin Santorini apo në Turqi, duke theksuar se “konteksti gjeotektonik është tërësisht i ndryshëm”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit