Ndërkohë që numërimi i votave brenda vendit ka përfunduar, vëmendja është zhvendosur te vota e diasporës, e cila pritet të jetë vendimtare në ndarjen e fundit të mandateve në disa qarqe.
Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), janë numëruar 79,409 zarfa nga 194,889 gjithsej, ose 40.7% e votave të diasporës.
Rezultatet e deritanishme të votës jashtë vendit:
Partia Socialiste (PS): 42,492 vota – 53.97%
Koalicioni PD-ASHM: 22,481 vota – 28.55%
NISMA-SHB: 6,670 vota – 8.47%
Partia Mundësia: 2,781 vota – 3.53%
Lëvizja Bashkë: 2,067 vota – 2.63%
PSD: 880 vota – 1.12%
KEA: 546 vota – 0.69%
AKSH: 457 vota – 0.58%
DZH: 207 vota – 0.26%
LA: 108 vota – 0.14%
ADR: 40 vota – 0.05%
Megjithëse përqindja e votës së diasporës është relativisht e ulët, ajo mund të ndikojë në të paktën 2 deri në 3 mandate, sipas parashikimeve të KQZ.
Në Fier, Ilirjan Lapaj (NISMA-SHB) mund t’i marrë mandatin PS, duke e ulur atë nga 12 në 11 mandate.
Në Lezhë, PS rrezikon t’i marrë një mandat PD-së, për ta përmbysur rezultatin aktual nga 4 me 3 në 3 me 4 në favor të socialistëve.
Në Vlorë, PS ka përfituar tashmë një mandat nga PD.
Aktualisht, PS kryeson në 10 qarqe: Berat, Dibër, Durrës, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Korçë, Lezhë, Tiranë dhe Vlorë. Opozita ka ruajtur kontrollin vetëm në dy bastione veriore: Kukës dhe Shkodër.
Nga ana tjetër çështja e votës nga Greqia është ende pezull pasi përkundër vendimit të Komisionerit Shtetëror Ilirjan Celibashi për vendosjen e zarfeve të kontestuara në një kuti të veçantë, KAS ka vendosur shfuqizimin e këtij akti, pas kërkesës së PS. Si pasojë, numërimi i votave nga Greqia nuk ka nisur ende, në pritje të zbardhjes së vendimit të KAS.