Aksident dhe sherr me leva hekuri, BMW me targa angleze ndjek Benz-in

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.05.2025, 07:24

Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur mbrëmjen e kaluar pranë urës tek “Pallati me Shigjeta”, afër zonës së Delijorgjit, ku dy automjete janë përfshirë në një aksident dhe sherr me leva duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Sipas dëshmitarëve okularë, një BMW X5 me targa angleze ka qenë duke ndjekur me shpejtësi një Mercedes-Benz me targa AB 090 FA. Gjatë ndjekjes, është raportuar për të shtëna me armë zjarri, ndërsa mjetet në fjalë kanë aksidentuar edhe dy automjete të tjera, përkatësisht një Volvo dhe një makinë blu që ndodheshin në rrugë.

Pas përplasjes, autorët kanë braktisur automjetet e tyre mbi urë dhe kanë vijuar ndjekjen në këmbë, të armatosur me leva hekuri dhe pistoleta, duke përhapur panik në zonë.

Shoferi i Mercedesit është parë duke vrapuar nëpër lagje për t’i shpëtuar ndjekjes, ndërsa personat në X5 janë parë duke e ndjekur me armë në dorë, sipas raportimeve të banorëve.

Aktualisht, nuk dihet për persona të plagosur, por dy automjete janë dëmtuar rëndë në vendngjarje.

Policia është thirrur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Burime paraprake bëjnë me dije se kamerat e sigurisë përreth po verifikohen për të zbardhur itinerarin dhe motivet e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit