E papritur në Tiranë, Jorida Tabaku mbetet jashtë Parlamentit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 13.05.2025, 21:48

Një zhvillim befasues ka ndodhur në qarkun e Tiranës: Jorida Tabaku, një nga figurat kryesore të Partisë Demokratike, pritet të mbetet jashtë Parlamentit në mandatin e ri.

Sipas projeksioneve më të fundit, Partia Mundësia ka arritur të sigurojë mandatin e saj të dytë në Tiranë, duke i dhënë një vend në Kuvend edhe Erald Kaprit, përveç Agron Shehajt.

Ky rezultat ka ngushtuar ndjeshëm hapësirat për koalicionin PD-ASHM, i cili tashmë ka të garantuar vetëm një mandat jashtë listës së mbyllur. Ky mandat, sipas të dhënave aktuale, i takon Ilir Alimehmetit — duke e lënë jashtë Jorida Tabakun, pavarësisht profilit të saj të lartë politik dhe angazhimit ndër vite në opozitë.

Në Tiranë mbeten ende për t’u numëruar mbi 20 kuti votimi, por trendi i deritanishëm lë pak hapësirë për ndryshime.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit