Po vijon numërimi i votave për kandidatët në qarkun e Beratit.
Partia Socialiste ka siguruar 5 mandate, duke garantuar përfaqësimin në Kuvend të Ervin Demos dhe Enriketa Jahos nga lista e mbyllur. Ndërkohë, nga lista e hapur, pritet të marrin mandate deputetët Hysen Buzali, Fadil Nasufi dhe Julian Zyla.
Partia Demokratike ka fituar 2 mandate, të cilat u shkojnë kandidatëve Enno Bozdo dhe Zija Ismaili, të dy nga lista e mbyllur.