Procesi i numërimit të votave në të gjithë vendin po shkon drejt përmbylljes dhe zhvillimet e fundit kanë sjellë surpriza të rëndësishme, sidomos në qarqet e Vlorës dhe Tiranës.
Në qarkun e Vlorës është mbyllur plotësisht numërimi i 449 kutive të votimit dhe Partia Socialiste ka arritur të marrë mandatin e nëntë, duke ia rrëmbyer atë koalicionit opozitar PD-ASHM, që mbetet me vetëm 3 mandate në këtë qark.
Nga ky zhvillim, Atird Hoxha, kandidat nga listat e mbyllura të PD-së, humb shansin për t’u bërë deputet. Ndërkohë, PS konfirmon një dominim të qartë në Vlorë me rezultatin vijues:
Ndërkohë, një tjetër surprizë po ndodh në Tiranë, ku Partia Mundësia e Agroh Shehajt ka siguruar mandatin e dytë, duke ia marrë koalicionit PD-ASHM. Me këtë zhvillim, Erald Kapri i bashkohet Shehajt si deputeti i dytë nga kjo forcë politike që parashikohet të hyjë në Parlament.
Aktualisht, në kryeqytet kanë mbetur pa u numëruar edhe 51 kuti votimi, por në bazë të projeksioneve të fundit, koalicioni opozitar PD-ASHM parashikohet të mbetet me vetëm 13 mandate në Tiranë dhe vetëm një prej tyre jashtë listës së mbyllur që mund të sigurojë hyrjen në Kuvend.