Numërohen mbi 60 mijë zarfe të diasporës, rezultatet e deritanishme

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 13.05.2025, 19:26

Vijon procesi i numërimit të votave të diasporës në Parkun Olimpik.

Nga përditësimet e deritanishme nga KQZ-ja bëhet me dije se janë numëruar 62 026 zarfe nga 194 889 që janë në total.

PS-ja vijon të udhëheqë më 32 967 vota ose 53.59%. Ndiqet nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 17 929 vota ose 29.14 %.

Rezultatet për partitë e tjera:

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet: 5133 vota ose 8.34 %

Partia Mundësia: 2091 vota ose 3.40 %

Lëvizja Bashkë: 1624 vota ose 2.64 %

Partia Socialdemokrate: 681 vota ose 1.11 %

Partia Koalicioni Euroatlantik: 436 vota ose 0.71 %

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare: 361 vota ose 0.59 %

Koalicioni Djathtas për Zhvillim: 175 vota ose 0.28 %

Lëvizja Atdheu: 85 vota ose 0.14 %

Partia Aleanca Demokracia e Re: 36 vota ose 0.06 %

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit