Dhjetra denoncime për mesazhe të dyshimta, bëni kujdes

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13.05.2025, 18:14

Qytetarë të ndryshëm kanë raportuar një situatë shqetësuese, lidhur me mesazhe të dyshimta që po u mbërrijnë në telefonat e tyre nga kontakte të paidentifikuar.

Në këto mesazhe, pretendohet se dërguesi është “Posta e Shqipërisë”, duke iu kërkuar marrësve të konfirmojnë të dhënat personale për të tërhequr një pako të supozuar.

Në përmbajtjen e mesazhit shkruhet: “Paketa juaj ka mbërritur në magazinën tonë lokale, por nuk është dorëzuar për shkak të një adrese të pasaktë ose informacioni të paplotë. Ju lutemi konfirmoni adresën tuaj nëpërmjet lidhjes më poshtë, përndryshe paketa do të kthehet pas 24 orësh.”

Në fund, mesazhi përfundon me një link dhe nënshkruhet si i dërguar nga “Posta e Shqipërisë”.

Ende nuk ka pasur një reagim nga institucionet për këtë rast, por dyshimet janë se mund të jetë një tentativë mashtrimi për vjedhjen e të dhënave personale, kështu që këshillohet të mos i ndiqni hapat e cituara në mesazh.

Denoncimi 1

"Pershendetje joq albania doja te denoncoja nje rast,nje rast qe mund te jet rrezikshmeri e vjedhjes e te dhenave te telefonave celular per cdo shqiptar qe mund ta marr ket sms"

Denoncimi 2

"Pershendetje doja tju informoja per kete rast me keto mashtrime qe dergohen online!"

Denoncimi 3

"Pershendetje vazhduam serisht me mesazhe te dyshimta"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit