Adoleshenti hajdut vjedh motorin për 15 sekonda në Tiranë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13.05.2025, 16:19

Një grabitje ka ndodhur rreth një orë më parë në zonën e Bulevardit të Ri në Tiranë, ku një djalosh i është bërë protagonist i një grabitje në pak sekonda.

Ai shihet teksa afrohet pranë një shtylle, dhe me shpejtësi arrin që të shkëpusë zinxhirin me të cilin ishte lidhur një motor. Djaloshi i pashqetësuar e merr motorin dhe më pas largohet nga vendi i ngjarjes.

Pronari që dërgon pamjet i kërkon djalit që të sjellë motorin atje ku e mori, në të kundërt do ta denoncojë në polici.

Pershendetje joq me kan vjedhur motorrin prane mullirit te vjeter tek bulevardi i ri ju lutem postojeni videon djali esht me fytyre dhe do denoncohet brenda 24 oresh nese nuk e sjell aty ku e mori. Tani para nje ore ndodhi,” shkruan ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit