Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Këlcyrë, ku një gjimnaziste 17-vjeçare me inicialet L. Sh., ka tentuar që t’i japë fund jetës duke konsumuar një sasi medikamentesh.
Sipas informacioneve të para, vajza adoleshente është konstatuar nga e ëma në tualet pa ndjenja, dhe është dërguar menjëherë në spital për të marrë kurim.
Sipas policisë, pasi ka marrë pjekim adoleshentja është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Këlcyrë/Informacion paraprak. Rreth orës 14:00, në spitalin e Përmetit është dërguar nga familjarët, për ndihmë mjekësore, një shtetase 17 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar medikamente, në banesë.
17-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.