OBRM-PDUKM: Taravari në asnjë mbledhje të Qeverisë nuk ka folur për ligjin e gjuhëve e as për balancuesin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.05.2025, 20:02

Gjatë konferencës së djeshme për media ku Arben Taravari njoftoi për vendimin e partisë, tha se një nga arsyet e largimit ishte edhe heqja e “balancuesit” dhe akuzoi se ka tendencë për margjinalizimin e shqiptarëve.

Por, sipas OBRM-PDUKM-së, Taravari ka marrë pjesë në mënyrë aktive në mbledhjet e qeverisë, por në ato takime ai asnjëherë nuk ka folur për ligjin e gjuhëve e as për rregullimin e balancuesit.

“Nuk ka folur dhe as nuk e ka dëgjuar dikush ndonjëherë të flasë për eurointegrimet, se janë bllokuar për shkak të kontestit të trashëguar me Bullgarisë, i krijuar pikërisht nga ata në përqafimin e të cilit po shkon tani. Por, e dimë se është interesuar për koncesionarin e parkingut të Qendrës Klinike – Gjoka, sepse u eliminua nga loja.

Ai ishte shumë i interesuar për Artan Grubin, Zoran Zaevin dhe bizneset e tyre, si dhe për çështje të rëndësishme për BDI-në”, ka deklaruar Valentin Manasievski, OBRM-PDUKM.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit