Deponohen nga klientë të ndryshëm para të falsifikuara, Policia heton rastin në Prishtinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.05.2025, 20:00

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar se nga klientë të ndryshëm janë deponuar para të gatshme në vlerë rreth 365 euro, që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Rasti ka ndodhur nga 26 shkurti deri më 9 maj 2025.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga klientë të ndryshëm janë deponuar para të gatshme në vlerë rreth 365 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhet në raport.

Paratë e dyshuara janë sekuestruar si provë materiale.

Rasti është në procedurë hetimore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit