Berisha: Zgjedhjet u vodhën nga bandat, më 16 maj protestë paqësore

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.05.2025, 14:07

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka refuzuar të pranojë rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, në të cilat Partia Socialiste mori një fitore të thellë.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur sot, Berisha akuzoi qeverinë se ka "grabitur" zgjedhjet me ndihmën e bandave kriminale, duke pretenduar se procesi nuk ka qenë i ndershëm dhe demokratik.

Duke e cilësuar rezultatin si të diktuar nga manipulimi dhe frika, lideri i opozitës paralajmëroi një protestë kombëtare më 16 maj, pikërisht në ditën kur në Tiranë do të zhvillohet Samiti i “European Political Community”, me pjesëmarrjen e liderëve më të lartë të Europës.

“Libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet në datën 16, në orën 17:00, në Bulevardin Zogu I, për të sensibilizuar opinionin publik botëror, mbi krimet monstruoze të përbindëshit elektoral, Edi Rama, që nuk respekton asnjë ligj ndërkombëtar për zgjedhjet. Protesta do të jetë paqësore. Garantojmë se nuk do të ketë probleme që të cenojnë në shkallën më të vogël sigurinë e shtetarëve që vijnë, por duam që ata ta mësojnë se kanë qenë të ftuar nga një narkodiktator që nuk njeh ligj as moral për votën dhe vullnetin e qytetarëve të tij."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit