Partia Socialiste ka shënuar një fitore të thellë edhe në burgun e Durrësit dhe Fierit, ku vuajnë dënimin figura të njohura politike.
Sipas të dhënave zyrtare, PS ka marrë shumicën dërrmuese të votave të hedhura nga të burgosurit me të drejtë vote.
Rezultatet në burgun e Durrësit:
PS: 148 vota
PD: 35 vota
Partitë e tjera: vetëm 3 vota gjithsej
Në këtë burg ndodhen gjithashtu katër zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste – Erion Veliaj, Ilir Beqja, Jurgis Çyrbja dhe Alqi Bllako – të cilët, më 11 maj, zgjodhën të mos votojnë para kamerave. Nga 240 të burgosur gjithsej, 195 u lejuan të votojnë, ndërsa pjesa tjetër janë të përjashtuar për shkak të dënimeve të formës së prerë.
Rezultatet në burgun e Fierit:
PS: 217 vota
PD: 92 vota
Partia Mundësia: 8 vota
NISMA-SHB: 4 vota
PSD: 3 vota
Lëvizja Bashkë: 1 votë
Diferenca në Fier është gjithashtu e konsiderueshme: 125 vota më shumë për PS kundrejt PD-së.