Hotolishti me arkivol në protestë ‘kërcënoi’ Rilindjen, i gjithë fshati i votoi sërish

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13.05.2025, 11:12

Banorët e fshatit Hotolisht në Librazhd dolën më 20 prill në protestë kundër zgjerimit të rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas, pjesë e Korridorit VIII, të cilën e konsideruan një kërcënim serioz për jetesën dhe pronat e tyre.

Të pajisur me pankarta dhe me një arkivol të vendosur në mes të rrugës si simbol i “vdekjes së fshatit”, protestuesit shprehën zemërimin ndaj projektit, që sipas tyre po zhvillohej pa transparencë dhe pa përfshirjen e komunitetit lokal.

“Jemi gati të përgjigjemi! Ose ne, ose ju!”, shkruhej në një nga pankartat, ndërsa një përfaqësues i tyre u shpreh: “Institucionet po heshtin. Ky arkivol përfaqëson shtëpinë tonë të fundit. Jemi të detyruar të reagojmë.”

Dhe duket se Hotolishti reagoi në zgjedhjet e 11 Majit… Të gjitha votat i kanë shkuar Rilindjes kundër së cilës protestuan me arkivol me shprehjen: Ose ne ose ju!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit