PD humbi zgjedhjet, demokrati mban “premtimin”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13.05.2025, 11:56

Teksa ndodhemi shumë pranë përfundimit të procesit të numërimit të votave, dhe Partia Socialiste kryeson bindshëm duke siguruar mandatin e katërt qeverisës, demokrati i njohur Korçar Ilir Vrenozi ka publikuar një video në rrjetet sociale, duke thënë se po mban “premtimin” e dhënë në rast dështimi.

Gjatë një proteste, demokrati iu përgjigj pyetjes se çfarë do të bënte nëse PD do të humbte zgjedhjet, duke thënë: “Do ha m** deri në 2029 sikur kam bërë deri tani.”

Teksa shfaqet duke ngrenë një petull me çekokrem, ai thotë: “E di ai i gjati çfarë po ha. I thashë unë çfarë do ha, dhe unë e mbaj fjalë, pas datës 11. Bërë ç’është e mundur që të haja m** unë o i gjatë. Bir bir, oi oi oi”, thotë demokrati i zhgënjyer nga rezultati që priste.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit