Adriatik Lapaj ka shprehur qëndrimin e tij para zgjedhjeve lidhur me ambiciet politike, duke deklaruar se nuk është i interesuar të bëhet pjesë e Kuvendit thjesht për të marrë një mandat deputeti.
“Me një mandat në Parlament nuk hyj unë! Nuk po hyj për një copë deputet,” u shpreh ai me vendosmëri, duke nënkuptuar se synimi i tij është përtej një karrigeje në Kuvend.
Deri më tani nisma Shqipëria Bëhet ka marrë vetëm njëandat në këto zgjedhje dhe ai është vetë Lapaj. A do e pasojë mandatin e tij Lapaj siç ka deklaruar publikisht, apo do provojë se lufta ishte për një karrige duke nisur udhëtimin politik me mashtrime njëjtë si kolegët?