Korça, Berati dhe Vlora janë tri qarqet e radhës që kanë përfunduar procesin e numërimit të votave dhe KQZ ka nxjerrë rezultatet.
Sipas të dhënave të fundit, Partia Socialiste ka fituar me shumicë votash në këto qarqe duke siguruar edhe 19 karrige në Parlament.
Kështu në Korçë, PS ka siguruar 6 mandate dhe 57213 vota ose 54.33% të totalit, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka siguruar vetëm 4 deputetë falë 36405 votave të marra. Ndërsa Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 4520 vota, por të pamjaftueshme për një mandat.
Në Vlorë, PS ka marrë 8 mandate falë 53235 votave që përbëjnë 58,72% të totalit. Ndërkohë PD ka siguruar 24134 vota dhe 4 deputetë për në Parlament. Edhe në këtë qark Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet është forcë e tretë me 4905 vota.
Ndërsa në Berat, 5 deputetë në Parlament do jenë nga PS dhe 2 nga PD. Përkthyer në vota, Partia Socialiste ka 36863 vota ose 57.64% të totalit, PD ka 19486 vota dhe Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 4555 vota.