Mercedes i vjedhur në Shtime, policia arreston të dyshuarin në Graçanicë pas disa orësh kërkimi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.05.2025, 10:11

Më 12 maj 2025, rreth orës 13:40, stacioni policor në Shtime ka pranuar një informacion lidhur me një rast të vjedhjes së një automjeti të tipit “Mercedes”, me targa vendi.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, janë aktivizuar njësitë relevante policore në nivel vendi dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Si rezultat i punës intensive të policisë, rreth orës 20:00, i dyshuari së bashku me automjetin e vjedhur është ndaluar në fshatin Llapjesellë, Komuna e Graçanicës.

Njësia e hetimeve pranë stacionit policor në Shtime e ka shoqëruar të dyshuarin dhe ka zhvilluar intervistimin e tij në prani të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari SH.LL, 25-vjeçar është ndaluar për 48 orë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit