Përfundon numërimi: PD merr Kavajën, PS qarkun Dibër

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.05.2025, 09:58

Ka përfunduar numërimi i votave në Bashkinë Kavajë dhe Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka fituar me shumicë votash.

Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, PD ka siguruar 10626 vota ose 53.75% të totalit të përgjithshëm, ndërsa Partia Socialiste 7727 vota ose 39.08% të votave.

Forcë e tretë në këtë bashki ka dalë Partia Socialdemokrate që ka marrë 384 vota.

Ndërkohë edhe në Dibër ka përfunduar procesi i numërimit të votave dhe Partia Socialiste ka fituar 56.19% ose 32146 vota, PD 21790 vota ose 38.09% dhe PSD 1315 vota. Në këtë qark, PS ka fituar në të gjitha bashkitë dhe në parlamentin e ardhshëm do përfaqësohet në parlament nga 3 deputetë.

Në rang vendi, procesi i numërimit të votave ende nuk ka mbaruar pasi janë edhe 273 qendra votimi për t'u numëruar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit