“Kanë hequr pengesat e shpejtësisë”, ‘Fordi’ përplaset me shtyllat

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.05.2025, 09:36

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Rubjekë, Durrës.

Një automjet tip “Ford’ ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me shtyllat anës rrugës.

Përplasja ka qenë e fortë dhe dëmet të mëdha, por për fat të mire shoferi ka shpëtuar.

Aksidenti ka ndodhur para shkollës 9-vjeçare të Rubjekës dhe banorët e zonës thonë se nëse nxënësit do ishin në rrugë, do kishte ndodhur ndonjë fatkeqësi më e madhe.

Sipas tyre shkak për këtë aksident është heqja e pengesave për uljen e shpejtësisë, pasi sipas tyre shoferët I heqin për të mos dëmtuar makinat e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit