Një sherr mes dy shoferëve ka ndodhur në bulevardin “Gjergj Fishta”, Tiranë.
Shoferi i një makine është konfliktuar me shoferin e një autobusi “Green Line” në mes të rrugës dhe duke bllokuar trafikun.
Qytetari i ka shkuar shoferit të autobusit te timoni dhe janë zënë për disa çaste me fjalë dhe duar.
Është dashur ndërhyrja e një gruaje që dy shoferët të qetësoheshin dhe t’i ktheheshin normalitetit duke liruar rrugën dhe rikthyer normalitetin në qarkullimin e mjeteve.