Numërohen 95% e kutive të votimit, thellohet diferenca PS-PD

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.05.2025, 07:23

Partia Socialiste e Shqipërisë pritet të drejtojë vendin për një mandat të katërt radhazi, ndërsa rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare tregojnë për një fitore të bindshme të saj.

Referuar përditësimit të fundit nga KQZ, ora 07:10, deri më tani janë numëruar 4907nga 5225 qendra votimi në mbarë vendin, dhe sipas të dhënave të deritanishme, Partia Socialiste kryeson me 52,13% të votave, duke siguruar 82 mandate, mjaftueshëm për të formuar e vetme shumicën në Kuvend.

Koalicioni opozitar PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ndodhet në vendin e dytë me 34,45% të votave, që përkthehet në rreth 52 mandate.

Ndërkohë, disa parti të tjera të vogla kanë arritur të kalojnë pragun përfaqësues ose ndodhen pranë tij:

  • Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 3,50%

  • Partia Socialdemokrate (PSD) – 3,47%

  • Partia Mundësia (MUNDËSIA) – 2,95%

Partitë e tjera si Lëvizja Bashkë, KEA, AKSH, ADR dhe të tjera kanë marrë më pak se 2% të votave, duke mos arritur të sigurojnë përfaqësim në Kuvend sipas projeksioneve të deritanishme.

Me numërimin që po i afrohet fundit, rezultati pritet të konfirmojë mandatin e katërt për Partinë Socialiste.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit