Mbyllet numërimi në tre bashki të tjera, PS dominon në Pogradec dhe Mallakastër, PD fiton në Mirditë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12.05.2025, 23:57

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave edhe në tre bashki të tjera të vendit.

Në Bashkinë e Pogradecit, Partia Socialiste ka siguruar një fitore bindëse me 14,178 vota, ndërsa Partia Demokratike ka marrë 8,776 vota. Më tej, renditen Nisma “Shqipëria Bëhet” me 1,349 vota dhe Partia Mundësia me 747 vota.

Në Bashkinë e Mirditës fitues ka dalë koalicioni PD-ASHM me 5246 vota (50.29%), ndërsa Partia Socialiste ka marrë 3831 vota (36.72%). Qarku i Lezhës, ku ndodhet Mirdita, i ka shtuar një mandat Partisë Demokratike, duke e çuar atë në 52 mandate në rang kombëtar.

Ndërkohë, në Bashkinë e Mallakastrës, Partia Socialiste ka marrë një fitore të thellë me 9 mijë vota, ndërsa Partia Demokratike ka arritur të sigurojë vetëm 1800 vota.

Në rang vendi, deri më tani janë numëruar 4132 kuti votimi nga 5225 në total, ku PS ka arritur të sigurojë 82 mandate, PD 52, PSD 3, ndërsa Partia Mundësia dhe Lëvizja Bashkë kanë mundur të marrin vetëm 1 mandat secila.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit