Basha ngel jashtë Kuvendit?

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12.05.2025, 23:38

Procesi i numërimit të votave vijon me ritme të shpejta, ndërsa deri në orën 21:00 të së hënës janë përpunuar mbi 71% e kutive të votimit. Nga 5,225 kuti në total, janë numëruar 3,733, duke dhënë një pasqyrë më të qartë të ndarjes së mandateve në Kuvend.

Partia Socialiste vijon të mbajë kryesimin me 53% të votave të vlefshme, duke siguruar deri tani 82 mandate. Ndërkohë, Partia Demokratike ka përmirësuar pozicionin e saj me 34% të votave, që i përkthehen në 52 mandate.

Koalicioni “Bashkë” ka arritur të sigurojë një mandat me vetëm 1% të votave, ndërsa Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës, megjithëse ka mbledhur një përqindje të ngjashme, nuk ka siguruar ende përfaqësim në Kuvend, duke rrezikuar të mbetet jashtë skenës parlamentare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit