Mbyllet numërimi në Sarandë, PS del bindshëm forcë e parë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 12.05.2025, 22:05

Ka përfunduar numërimi i votave në bashkinë e Sarandës, ku rezultati final konfirmon një epërsi të qartë të Partisë Socialiste. Mediat raportojnë se PS ka marrë 7,957 vota, duke u renditur forcë e parë me diferencë të theksuar ndaj Partisë Demokratike, e cila ka siguruar 3,725 vota.

Fitorja e socialistëve në këtë bashki të qarkut Vlorë forcon pozitat e tyre në zonën jugore, ndërsa PD nuk ka arritur të thyejë dominimin e majtë në Sarandë, pavarësisht përpjekjeve për rikuperim të mbështetjes në këtë cikël zgjedhor.

Rezultati në Sarandë vjen si pjesë e trendit të përgjithshëm që po shfaqet në disa bashki bregdetare, ku PS vijon të ruajë epërsinë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit