Në Shkodër janë numëruar 272 nga 405 kuti votimi, ku Partia Demokratike ka avantazh prej 3317 votash ndaj PS-së.
Deri më tani, PD është në epërsi me 25693 vota, ndërsa PS me 22376 vota.
Deri tani demokratët kanë të sigurt 5 mandate, ndërsa Partia Socialiste 4 mandate.
Siç ka ndodhur 4 vite më parë, në këtë qark forcë e tretë është PSD-ja e cila nxjerr dy deputetë.