Përfundon numërimi në Librazhd dhe Belsh, PS fiton në të dyja bashkitë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12.05.2025, 20:25

Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në bashkinë e Librazhdit dhe në atë të Belshit. Të dhënat zyrtare nga KQZ tregojnë për rezultatet përfundimtare në të dyja bashkitë, të cilat janë fituar me diferencë të thellë nga Partia Socialiste.

Në bashkinë Librazhd, janë numëruar të gjitha qendrat e votimit dhe rezultati tregon se Partia Socialiste ka marrë 9253 vota ose 66.93%, ndërsa koalicioni PD-ASHM ka siguruar 3374 vota ose 24.41 %.

Krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, PS ka pësuar një rënie nga 9952 në 9253 vota, ndërsa PD gjithashtu ka rënë nga 5181 në 3374 vota.

Rezultatet për forcat e tjera politike në Librazhd janë:

-Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”: 346 vota (2.50%)

-Partia Mundësia: 288 vota (2.08%)

-Partia Socialdemokrate: 219 vota (1.58%)

-Partia Koalicioni Euroatlantik: 201 vota (1.45%)

-Lëvizja Bashkë: 93 vota (0.67%)

Në bashkinë Belsh të qarkut Elbasan janë numëruar 39 qendrat e votimit. Partia Socialiste ka dalë forcë e parë me 4662 vota, që përfaqësojnë 56.99% të totalit. Koalicioni PD-ASHM ka marrë 2722 vota ose 33.28%.

Ndërkohë, rezultatet për forcat e tjera politike në Belsh janë si më poshtë:

-Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”: 254 vota (3.11%)

-Partia Koalicioni Euroatlantik: 215 vota (2.63%)

-Partia Mundësia: 98 vota (1.20%)

-Lëvizja Bashkë: 60 vota (0.73%)

-Partia Socialdemokrate: 123 vota (1.5%)

Procesi i numërimit në këto dy bashki është përmbyllur pa njoftime për parregullsi, ndërsa në nivel kombëtar numërimi vijon.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit