Përfundon numërimi i votave në burgun e Pojskës, 100% prej tyre votuan PS-në

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 12.05.2025, 19:27

Është mbyllur numërimi i kutisë së burgut të Pojskës për zgjedhjet e 11 majit.

Në këtë proces kanë marrë pjesë 36 gra të dënuara, nga të cilat 33 janë të paraburgosura. Të gjitha votat e tyre, pra 100%, kanë shkuar për Partinë Socialiste.

Në total, rezulton se 101 të dënuar kanë votuar në favor të Partisë Socialiste. Pas saj vjen Partia Demokratike, e cila ka marrë 66 vota nga të dënuarit.

Gjithashtu, gjatë numërimit janë konstatuar edhe 7 vota të pavlefshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit