Numërohen 10 mijë votat e ardhura nga diaspora, kush kryeson?

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 12.05.2025, 19:20

Teksa vijon procesi i numërimit të votave për subjektet politike, paralelisht po numërohen edhe votat e ardhura nga diaspora. Deri më tani, janë hapur 10 056 zarfe nga 194 889 gjithsej .

Sipas rezultateve të deritanishme, Partia Socialiste kryeson bindshëm me 5 573 vota, që përbëjnë 55.80% të totalit të votave të numëruara deri më tani. Pas saj renditet Partia Demokratike me 2 814 vota ose 28.17%. Koalicioni "Nisma Shqipëria Bëhet" ka siguruar 811 vota, duke përfaqësuar 8.12% të votave nga diaspora.

Partia Mundësia ka arritur të grumbullojë 301 vota, Lëvizja Bashkë 217 vota, Partia Socialdemokrate 104 vota, ndërsa Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 71 vota.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit