PS-ja thellon epërsinë ndaj PD-së, garë e fortë për vendin e 3-të

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 12.05.2025, 19:05

Deri më tani janë numëruar 3,053 nga 5,225 kuti votimi për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Procesi i numërimit ende nuk ka nisur në të gjitha qarqet, por janë përpunuar kutitë e para në të 12 qarqet e vendit.

Partia Socialiste kryeson me 423,880 vota, që përfaqësojnë 52.7% të totalit të deritanishëm. Pas saj vjen PD-ASHM me 272,425 vota, ose 33.9%.

Si forcë e tretë renditet Partia Social-demokrate e Tom Doshit me 29,736 vota, ndërsa në vend të katërt vjen "Shqipëria Bëhet" e Adriatik Lapajt me 28,651 vota.

Partia Mundësia ka arritur në 22,550 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë ka marrë deri tani 10,704 vota.

Rezultatet sipas partive pjesëmarrese në zgjedhje:

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 423,880 vota – 52.7%

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 272,425 vota – 33.9%

Partia Socialdemokrate (PSD) – 29,736 vota – 3.7%

Partia Mundësia – 22,550 vota – 2.8%

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 9,425 vota – 1.2%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 1,567 vota – 0.2%

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 578 vota – 0.1%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 28,651 vota – 3.6%

Lëvizja Bashkë – 10,704 vota – 1.3%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 2,920 vota – 0.4%

Lëvizja Atdheu (LA) – 1,181 vota – 0.1%

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit