PS merr 82% të votave në paraburgimin e Elbasanit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 12.05.2025, 18:27

Në Qendrën e Posaçme të Votimit pranë Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Elbasan, Partia Socialiste ka marrë shumicën dërrmuese të votave në zgjedhjet e fundit. Sipas rezultateve zyrtare, PS ka siguruar 107 vota, që përbëjnë 82% të totalit të votave të vlefshme.

Partia Demokratike ka marrë 19 vota, ose 14%, ndërsa 6 vota kanë shkuar për parti të tjera. Janë regjistruar gjithashtu edhe 10 vota të pavlefshme.

Ky rezultat vjen në një kontekst ku, në mënyrë tradicionale dhe në shumë vende perëndimore, vota e të dënuarve dhe të paraburgosurve tenton të shkojë më tepër drejt forcave opozitare. Në rastin konkret të Elbasanit, mbështetja ka qenë në masë për partinë në pushtet. Rezultatet mbeten pjesë e analizave që pasojnë çdo proces zgjedhor dhe nuk janë komentuar zyrtarisht nga partitë politike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit