Një aksident i dyfishtë mes një taksie dhe një automjeti tip “Benz” ka shkaktuar kaos në qarkullim e lirë të qytetarëve gjatë pasdites së sotme në autostradën Durrës-Tiranë.
Sipas raportimeve të shumta që kanë mbërritur në redaksinë tonë, për shkak të aksidentit, qarkullimi në këtë segment ka qenë shumë i rënduar për më shumë se një orë, duke lënë qytetarët të bllokuar në trafik.
Pamjet e siguruara tregojnë automjetet e përfshira në aksident, ndërsa qindra mjete të tjera kanë mbetur të bllokuara përgjatë autostradës, duke përkeqësuar më tej situatën e trafikut.