Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon në të gjithë Shqipërinë, me vetëm disa ndërprerje të vogla në qarqe të caktuara.
Deri më tani janë numëruar 2466 nga 5225 Qendra Votimi në nivel kombëtar, ku rezultatet paraprake janë si më poshtë:
Partia Socialiste (PS): 338187 vota → 52.76%
Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM): 217982 vota → 34.01%
Kjo përkthehet në një diferencë prej mbi 100 mijë votash mes dy forcave kryesore politike.
Ndërkohë në Tiranë gara është më e ashpër pasi në 37 mandate përveç PS dhe PD pritet të ndahen edhe mes partive të vogla.
Nga 1282 Qendra Votimi, deri më tani janë numëruar 486 dhe rezultatet paraprake janë si më poshtë:
PS: 76461 vota → 48.85%
PD: 53713 vota → 34.31%
Mundësia: 7715 vota → 4.93%
Projeksioni i ndarjes së mandateve në Qarkun Tiranë (nga gjithsej 37 mandate):
PS – 19 mandate
PD – 13 mandate
Mundësia – 2 mandate
Shqipëria Bëhet – 1 mandat
Lëvizja Bashkë – 1 mandat
Partia Socialdemokrate (PSD) – 1 mandat
Ky rezultat i përkohshëm tregon se Partia Socialiste po ruan epërsinë, ndërkohë që numërimi ende nuk ka mbaruar.