Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e Kujtim Alimusajt, i kërkuar për tentativë vrasjeje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.05.2025, 14:55

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e Kujtim Alimusajt nga fshati Strellc i epërm në Pejë.

44 vjeçari po kërkohet për veprën penale; vrasje e mbetur në tentativë.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është:

KUJTIM (Selim) ALIMUSAJ i lindur me 25.07.1981 nё Fshatin Strellc i epërm-Pejё. I pandehuri është i kërkuar për veprat penale: “Vrasje e mbetur nё tentativё” Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: -192 dhe 080019999 (pa pagesë) -039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë -E-mail adresa: [email protected]

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit