Diaspora voton PS, vetëm Kukësi dhe Shkodra ‘blu’

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.05.2025, 14:46

Pas një ndërprerje disa orëshe, procesi i numërimit të votave nga Diaspora ka rinisuar sërish.

Referuar përditësimit të fundit nga KQZ, ORA 14:30, deri më tani janë numëruar 3591 zarfa nga 194889 që janë në total.

Nëse deri para pak orësh, Partia Demokratike ishte në avantazh nga emigrantët, tani situata ka ndryshuar dhe PS 1954 vota, ndërsa Nisma Koalicioni Shqipëria Bëhet ka 313 vota.

Ashtu si edhe me votuesit e brendshëm, shqiptarët e Diasporës kanë "ngjyrosur me blu" vetëm Shkodrën dhe Kukësin, ndërkohë që në disa qarqe procesi i numërimit nuk ka vazhduar akoma.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit