Zgjedhjet mbaruan, metrialet e votimit hidhen në rrugë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 12.05.2025, 16:13

Ndërsa kanë kaluar pothuajse 24 orë nga mbyllja e procesit të votimit, fokusi i opinionit publik vijon të mbetet te rezultati i numërimit të votave, ndërkohë që problemet në terren nuk mungojnë.

Në Durrës, materialet që u përdorën si “kabina votimi” janë hedhur në mënyrë të parregullt në mes të rrugës me të mbaruar votimi. Ato vijojnë të jenë në rrugë dhe askush nuk ka marrë masa për t’i pastruar.

Nga pamjet e siguruara, mund të shihet se kartonët janë lënë jashtë kazanëve të mbeturinave, ku disa prej tyre kanë përfunduar në rrugë duke krijuar një situatë të pakëndshme.

"Marun votimet ndurres, kan qe dje ktu", shkruan një qytetar për redaksinë tonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit