Gara në Tiranë/ Gonxhja dhe Xhafaj më të votuarit në PS, Alimehmeti dhe Tabaku në PD

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.05.2025, 14:13

Numërimi elektronik në Qarkun e Tiranës, konkretisht në Bashkinë e Vorës dhe në Njësinë nr. 10, ka dhënë projeksionet e para për renditjen e kandidatëve më të votuar nga lista e hapur e Partisë Socialiste.

Sipas rezultateve paraprake, PS ka siguruar 19 mandate deputetësh në këtë qark. Prej tyre:

  • 12 mandate janë fituar përmes votës për logon e partisë, që i përkasin listës së sigurt.

  • 7 mandate do të shpërndahen mes kandidatëve që kanë marrë më shumë vota preferenciale.

Më të votuarit nga radhët e socialistëve:

  1. Blendi Gonxhja – 5,080 vota (Vorë + Njësia nr. 10)

  2. Fatmir Xhafaj – 1,880 vota

  3. Erion Braçe – 912 vota

  4. Ervin Hoxha – 615 vota

  5. Ornaldo Rakipi – 569 vota

  6. Anila Denaj – 346 vota (përfiton nga kuota gjinore)

  7. Julinda Dhame – 276 vota (përfiton nga kuota gjinore)

Jashtë projeksionit:

  • Pandeli Majko, një prej figurave të vjetra të PS-së, nuk arrin të sigurojë mandat, pasi është lënë pas nga Xhemal Qefalia dhe Ylli Shehu.

Ndërkohë në Partinë Demokratike, doktori Ilir Alimehmeti është më i votuari me 1115 vota, Jorida Tabaku është e dyta me 996 vota (përfiton nga kuota gjinore) dhe Myslim Murrizi i treti me 761 vota.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit