Komisionerët e Partisë Demokratike në tre KZAZ-të e qytetit të Fierit kanë kërkuar pezullimin e përkohshëm të procesit të numërimit të votave, duke propozuar që ai të rinisë nesër në orën 08:00.
Bëhet fjalë për KZAZ-të nr. 58, 59 dhe 60, ndërsa në total qarku i Fierit numëron 9 KZAZ. Sipas komisionerëve demokratë, kërkesa është bërë për shkak të lodhjes fizike të shkaktuar nga orët e gjata të punës, duke theksuar se nuk kanë as zëvendësues për të vijuar procesin.
Në krahun tjetër, përfaqësuesit e Partisë Socialiste kanë kundërshtuar ndërprerjen, duke kërkuar që numërimi të vijojë pa ndërprerje. Ata kanë paralajmëruar se do t'i drejtohen KQZ-së për të marrë një vendim zyrtar mbi këtë çështje.
"Ne menduam që ta ndërpresim votimin për ta nisur nesër në mëngjes në orën 8:00. Është një lodhje njerëzore, nuk mundemi më, nuk kemi zëvendësues", është shprehur një nga komisioneret e PD-së.