Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit në bashkinë e Vorës dhe njësinë nr.10 të Tiranës ku u votua në mënyrë elektronike.
Sipas të dhënave zyrtare në KQZ, Partia Socialiste ka fituar me shumicë votash në njësinë nr.10 ashtu edhe në Vorë.
Partia Socialiste – 8082 vota
PD-AMSH – 4803 vota
Partia Socialdemokrate – 330 vota
Partia Mundësia – 313 vota
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet – 260 vota
Lëvizja Bashkë – 142 vota
Partia Koalicioni Euroatlantik – 109 vota
Nga Partia Socialiste kryeson Blendi Gonxhja, me mbi 4700 vota, mbi 10-fishin e ndjekësit më të afërt, Ornaldo Rakipi, i cili ka siguruar 432 vota. Në radhët e Partisë Demokratike, më i votuari në Vorë rezulton Myslim Murrizi, me 694 vota, i ndjekur nga Asllan Dogjani me 629 vota.
Njësia nr.10 Tiranë:
Partia Socialiste 5304 vota
Koalicioni PD- Aleanca për Shqipërinë Madhështore 3498 vota
Nga numërimi i votave për kandidatët në listë të hapur të Partisë Socialiste më i votuari rezulton Fatmir Xhafaj me 1722 vota, i ndjekur nga Erion Braçe me 624 vota.
Nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) kandidati më i votuar rezulton Ilir Alimehmeti me 848, i ndjekur nga Jorida Tabaku me 590.