Përfundon numërimi: PS fiton në Tepelenë, Rrogozhinë dhe Himarë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.05.2025, 11:30

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në bashkinë e Tepelenës, Rrogozhinë dhe Himarës, ku Partia Socialiste ka dalë fituese.

Në Tepelenë janë numëruar të gjitha 22 qendrat e votimit dhe Partia Socialiste ka marrë 3.214 vota, ose 68.15% të totalit. Në vend të dytë është renditur Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 1.003 vota që përfaqësojnë 21.27% të votave të numëruara. Subjektet e tjera politike nuk kanë arritur të ndikojnë ndjeshëm në balancën e garës, pasi kanë marrë përqindje minimale votash.

Partia Socialiste doli forcë e parë edhe në qytetin e Rrogozhinës. Pas numërimit të kutisë së 56-të, socialistët nisën festën. Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 4766 vota PD-ASHM: 3399 vota, Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet: 128 vota, Partia Koalicioni Euroatlantik: 39 vota dhe Lëvizja Bashkë: 63 vota

Ndërkohë edhe në Himarë Partia Socialiste ka fituar duke kryesuar me 3196 vota. E dyta është renditur Partia Demokratike me 2370 vota, ndërsa partitë e tjera kanë marrë në total 668 vota. Janë shënuar gjithashtu 214 vota të pavlefshme.

Deri më tani PS ka fituar në Kolonjë, Pustec, Tepelenë, Rrogozhinë dhe Himarë duke përforcuar trendin e dominimit në një pjesë të mirë të bashkive të vendit, ndërsa procesi i numërimit vijon ende në zona të tjera.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit