“E goditi tre herë tokën, më pas kokën” detaje të reja për vdekjen e dyshimtë të një të riu në Prizren

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.05.2025, 09:55

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 18:20 në Prizren, ku një 24-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit, në një rast që dyshohet të jetë vetëvrasje.

Lidhur me këtë rast nga Policia e Kosovës kanë dhënë më shumë detaje lidhur me rastin.

‘’Në stacion policor janë paraqitur dy persona meshkuj kosovarë dhe të njëjtit kanë deklaruar se kanë shkuar në një zonë malore me viktimën mashkull kosovar për ta provuar një armë të cilën viktima do ta blinte nga njëri prej tyre. Dyshohet se viktima pasi e ka marrë armën ka shtënë tre herë në drejtim të tokës dhe pastaj ka qëlluar veten në kokë’’ thuhet në raport.

Më tutje është bërë e ditur se Njësitë relevante policore, prokurori dhe ekipi i balistikës nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë, kanë dalë në vendin e ngjarjes.

‘’Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një pistoletë pa fishekë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion’’ thuhet më tutje.

Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit