Zgjedhjet 2025/ PS në avantazh të thellë në të gjithë Shqipërinë, vetëm dy qarqe blu

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.05.2025, 08:57

Teksa mbi 28% e votave janë numëruar në rang kombëtar, rezultatet paraprake të zgjedhjeve të 11 majit tregojnë një avantazh të qartë për Partinë Socialiste, e cila kryeson me 52.86%% të votave. Me këtë rezultat, PS pritet të sigurojë 83 mandate në Kuvend.

Partia Demokratike renditet e dyta me 34.24% të votave, duke përfituar deri më tani 51 mandate. Megjithëse rezulton më pas në nivel kombëtar, PD vijon të ruajë bastionet e saj tradicionale në veriun e vendit, ku Shkodra dhe Kukësi mbeten të vetmet qarqe që aktualisht paraqiten blu në hartën zgjedhore, ndërkohë që në Lezhë diferenca mes dy partive kryesore PS dhe PD është tepër e ngushtë.

Ndërkohë, Partia Socialdemokrate e Tom Doshit ka marrë 4% të votave, duke siguruar 3 mandate. Tre forca të tjera kanë arritur përfaqësim në Kuvend:

  • Nisma SHB – 3.45% e votave, 1 mandat

  • Mundësia – 2.62% e votave, 1 mandat

  • Bashkë – 1% e votave, 1 mandat

Partitë e tjera, në këtë fazë të procesit, nuk kanë arritur ende të sigurojnë mandate parlamentare. Procesi i numërimit vijon në pjesën më të madhe të vendit dhe pritet që përditësimet e mëtejshme të japin një pamje më të qartë për ndarjen përfundimtare të mandateve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit