Në Shkodër Partia Demokratike në avantazh ndaj PS, numërimi ende s’ka mbaruar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.05.2025, 08:15

Në Shkodër deri më tani janë numëruar 116 qendra votimi nga 405 që janë në total.

Sipas të dhënave të fundit nga KQZ dhe të përditësuara në orën 08:00, Partia Demokratike rezulton forcë e parë me 11027 vota ose 41.11%, Partia Socialiste në vend të dytë me 9369 vota dhe PSD e Tom Doshit në vend të tretë me 5148 vota, 19.19%.

Nuk dihet nëse Koalicioni PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të mbajnë këtë avantazh apo jo, pasi numërimi vijon ende dhe ka mbi 200 qv për t'u numëruar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit