Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në Bashkinë e Kolonjës, duke e bërë atë bashkinë e dytë në juglindje të Shqipërisë që përmbyll zyrtarisht numërimin, pas bashkisë së Pustecit.
Në Kolonjë, Partia Socialiste (PS) ka arritur të sigurojë në këtë bashki 3733 vota,
Partia Demokratike (PD-ASHM) ka siguruar 1664 vota
Lëvizja Atdheu (LA) 6 vota
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) 22 vota
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) 124 vota
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) 7 vota
Partia Aleanca Demokracia e RE (ADR) 7 vota
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) 8 vota
Partia Mundësia (MUNDËSIA) 86 vota
Partia Socialdemokrate (PSD) 83 vota
Ndërkohë, në rang vendi janë numëruar 1273 nga 5225 qendra votimi, ku Partia Socialiste ruan një avantazh me 52.95% të votave, ndërsa Partia Demokratike ndjek me 34.11%.